No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR VALDANO: LËRENI TË QETË RONALDINHON!

VALDANO: LËRENI TË QETË RONALDINHON!

Ish-futbollisti dhe trajneri i Argjentinës, Jorge Valdano, i doli në mbrojtje Ronaldinho Gauchos pas peripecive që po kalon braziliani në Paraguai, ku u ndalua nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Valdano, në shkrimin e tij në gazetën “El País”, me titull “Lëreni të qetë Ronaldinhon”, tha se “Ronaldinho u burgos për disa javë. Nëse niveli mesatar i krimit ishte ai i kryer nga Ronaldinho, e gjithë bota duhet të ishte një burg. Të jesh i trashë, siç e ka etiketuar avokati i tij, nuk do të thotë se je kriminel. Për futbollistët brazilianë jeta është gjithmonë një festë dhe futbolli, një lojë që e ekzalton jetën.”

Ronaldinho aktualisht ndodhet në një hotel në Paraguai në arrest shtëpie, pasi gjykatësi pranoi një garanci prej më shumë se një milion eurosh. Tashmë Ronnie dhe vëllai i tij janë në pritje të nisjes së gjyqit. Ata qëndruan rreth një muaj në një burg, në kryeqytetin Asunsion./SS/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments