No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE POGBA: MEZI PO E PRES RIKTHIMIN NË FUSHË

POGBA: MEZI PO E PRES RIKTHIMIN NË FUSHË

Francezi Paul Pogba deklaroi se ka përjetuar një “zhgënjim” të madh për shkak të dëmtimit që e ka mbajtur larg fushave të lojës për pjesën më të madhe të sezonit dhe pohoi se tani, që ndihet pranë rikuperimit të plotë, po mendon vetëm “për të luajtur përsëri” .

Ndalja e kampionatit për shkak të Koronavirusit e shtyu rikthimin në fushë të lojtarit të Manchester United, i cili dëmtoi këmbën e djathtë në fillim të sezonit, në përplasjen kundër Southamptonit, dhe në rikthimin në fushë në fillim të këtij viti, në ndeshjen kundër watfordit dhe Newcastle, çka e detyroi t’i nënshtrohej operacionit.

Kam qenë i mërzitur për një kohë të gjatë. Tani jam pothuajse gati dhe po mendoj vetëm për t’u rikthyer dhe stërvitur në të njëjtën kohë me shokët e ekipit tim. Kurrë nuk e kam kaluar diçka të tillë në karrierën time. Mezi po e pres kthimin në fushë dhe dua ta bëj si duhet, duke treguar se sa shumë e dua futbollin “, – tha mesfushori francez në faqen e internetit të Manchester United.

Edhe pse ka qëndruar më shumë në infermieri gjatë këtij sezoni emri i Pogbasë është përfolur në vazhdimësi për largimin nga “Old Trafford”, me destinacion Real Madridin apo Juventusin. Kriza e shkaktuar nga Koronavirusi e bën edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”, pasi mungesa e financave pritet të ulë ofertat e majme për lojtarët më të mirë në qarkullim./SS/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments