No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A MARCHISIO: MË MUNGON FUTBOLLI

MARCHISIO: MË MUNGON FUTBOLLI

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, e ka pranuar se një ditë dëshiron të jetë trajneri i bardhezinjve. Italiani zhvilloi një video live në “Instagram”, ku iu përgjigj pyetjeve të tifozëve.

”Do më pëlqente shumë të isha unë trajneri i Juventusit një ditë, por jo të gjithë futbollistët bëhen trajner të zotë. Nëse ata do më telefonin, nuk do mendoja dy herë”, përgjigjet Marchisio.

”Më mungon shumë futbolli, dhomat e zhveshjeve. Unë kam qenë një lojtar që mund të luaja në role të ndryshme. Sot mund ta shikoj veten time tek lojtarë si Castrovilli, Barella apo Pellegrini”, deklaron 34-vjeçari. Marchisio e braktisi futbollin në tetorin e kaluar për shkak të dëmtimeve të shpeshta në gju./abcnews/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments