No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR LUAJTI ME DORË TË THYER, SHALA: DOJA T'IA TREGOJA VLERAT SHQIPËRISË

LUAJTI ME DORË TË THYER, SHALA: DOJA T’IA TREGOJA VLERAT SHQIPËRISË

Herolind Shala është një prej lojtarëve që la Shqipërinë për Kosovën. Mesfushori u la jashtë Euro 2016 dhe pati shumë zhgënjim, ndërkohë që më pas nisën edhe polemikat dhe deklaratat e pamatura.  Një vëllazërore e luajtur në Zvicër dhe që dardanët e fituan 3-0, solli sërish polemika, për shkak të festës së bërë nga lojtarët e Kosovës në rrjetet sociale. Edhe vetë Shala e teproi me një postim asokohe.

Së fundmi mesfushori i Valerenga ka folur për Radio Rilindja në Norvegji dhe kujton që në vëllazëroren më Shqipërinë nuk donte ta linte fushën, për shkak të atij inatit të brendshëm dhe dëshirës për të treguar se kishin vepruar gabim me të.

“Ka qenë një histori shumë interesante, sepse luajtëm me Shqipërinë në Zyrih, në Zvicër. Në minutën e 40-të, Hysaj e pasoi një top shumë fort dhe e ndjeva një të kërcitur. Pas pesë minutash dola jashtë dhe dy fizioterapistët e panë dorën dhe më thanë: “Është e thyer dora, nuk mund të luash dot më. Duhet të dalësh”.

Nuk e di, por kisha një vullnet shumë të madh që të luaja në atë ndeshje, pasi kam luajtur për Shqipërinë dhe nuk kam pasur shumë mundësi atje. Kam dashur të tregoj veten, plus kam pasur shumë adrenalinë në trup. Më tha fizioterapisti që t’i shtrëngoja dorën, por nuk mundesha. Më pas i tha trajneri që duhej të më nxirrte nga loja. I thashë, provoje edhe njëherë, provoje edhe njëherë.

Nuk e di, por kisha shumë adrenalinë në trup dhe ia kam shtrënguar dorën.  Pastaj i tha trajnerit që të luaj edhe pak. Ma lidhën dorën, dhe dola në të 88’ ose në të 89 nga loja. Krejt pjesën e dytë luajta me dorë të thyer. Pas ndeshjes shkova në spital, në Zyrih, bëmë kontrollet dhe më thanë të operohesha. Atëherë luaja në Danimarkë dhe e bëra atje operacionin”, shprehet Shala. /abcnews
Kliko për ta parë videointervistën

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments