No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FERONIKELI REAGON PAS DEKLARATËS SË HEROLIND SHALËS

FERONIKELI REAGON PAS DEKLARATËS SË HEROLIND SHALËS

Mesfushori i Kombëtares Kosovës, Herolind Shala, së fundmi në një intervistë për Radio Rilindja në Oslo është shprehur që do të donte ta përfundonte karrierën në Superligën e Kosovës, te klubi i Feronikelit.

Pas kësaj deklarate të Shalës ka reaguar edhe klubi drenicas, i cili përmes një postimi në faqen zyrtare, shkruan:

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme që një futbollist si ai vazhdon të jetë me këmbë në tokë, duke mos harruar asnjëherë prejardhjen e tij drenicase”.

“Ai padyshim që është i mirëseardhur në klubin e tij të zemrës dhe i dëshirojmë edhe më shumë suksese e në veçanti shëndet në karrierën e tij”, shkruhet më tej.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Shala shpreh admirim për klubin e Feronikelit, pasi që dashurinë për ‘Niklin’ ai e ka dëshmuar edhe shumë herë të tjera.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Liverpool-Manchester United me rekord të ri shikueshmërie

Dueli mes Liverpool dhe Manchester United ditën e diel ishte dueli i rekordeve. Përballja mes dy klubeve të mëdha angleze është kthyer...

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Recent Comments