No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR BEGOLLI: NDIHMA NGA FFK E MINISTRIA ËSHTË E MIRËSEARDHUR

BEGOLLI: NDIHMA NGA FFK E MINISTRIA ËSHTË E MIRËSEARDHUR

Pasojat e para të krizës financiare në futbollin e Kosovës kanë filluar të shfaqen, pasi shumë klube nuk kanë mundësi që të pagujnë futbollistët, stafin dhe punëtorët e tyre, shumë klube si të Superligës, ashtu edhe të rangjeve më të ulëta, klubet mbahen nga biznismen të ndryshëm. Pandemia Covid19 ka bërë vendin ynë të futet në izolim total, duke bërë që shumë biznese të pezullojnë veprimtarinë e tyre deri në një vendim tjetër të Qeverisë së Kosovës. Edhe futbolli në Kosovë është pezulluar dhe si rrjedhojë tashmë për shumë klube gjejnë mbështetje në supet e Federatës së Futbollit së Kosovës.

FKK ditë më parë doli me një pako financiare me mjete vetanake, pasi alokimi i mjeteve nga MKRS do të vonohet për shkak të procedurave ligjore.Për disa klube, tash e një kohë kundërshtojnë po thuajse çdo veprim e vendim të FFK-së, kjo pako po konsiderohet si “ndihmë sociale”. Kriza financiare është shfaqur edhe në klubin më të madh të Kosovës, KF Prishtina.

Në mediet vendore është raportuar që Prishtina është disa muaj prapa me paga, plus duke shtuar faktin e pandemisë, duket se do të jenë muaj të vështirë për ish kampionin. Insporti ka zhvilluar një intervistë me drejtorin e klubit prishtinas, Granit Begolli, i cili e ka cilësuar pozitive ndihmën nga ana e FFK-së. Po ashtu, Begolli ka premtuar se Prishtina do të paguajë të gjithë stafin, futbollistët dhe ata persona që kanë kontratë pune. Në këtë intervistë, ai po ashtu rrëfen se çështja për uljen e pagave nuk është diskutuar për shkak se presidenti Remzi Ejupi nuk është në Kosovë dhe ka mohuar se klubi është në krizë financiare. Kujtojmë që Begolli si futbollist aktiv ka veshur fanellën e Prishtinës.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë:

FFK doli me pakon ndihmëse, plus edhe me ndihmën nga Ministria. Sa jeni te kënaqur si klub?
Sa i përket ndihmesës nga FFK dhe ministria mendoj se është diçka pozitive në këtë periudh të vështirë ku asgjë nuk po funksionon.

Presidenti Ejupi deklaroi se pagat do të ulen, a keni biseduar me futbollistët, a janë pro këtij plani?
Me sa di unë presidenti Remzi Ejupi nuk është në Kosovë dhe nuk kemi diskutu diçka në këtë pikë, as me futbollistët nuk jemi takuar për shkak të situatës në të cilen jemi, shpresoj që të kaloj kjo situatë sa më shpejtë t’i kthehemi normalitetit dhe mos të ketë nevoj të diskutojmë për ulje pagash.

Cilat janë arsyet që Prishtina po kalon në krizë financiare edhe para pandemisë?
Nuk kisha me thanë që jemi në krizë financiare, para pandemisë kemi pas pak vonesa por jo krizë, kjo situatë që është tash shpresoj që mos të zgjatë sepse më pas do të jetë bisedë më ndryshe, pasi do të duhej me fol për një krizë në tërësi në futbollin kosovarë sepse dihet që pronarët kanë biznese dhe përmes tyre mundohen të zhvillojnë klubet.

A do të paguhen të gjithë punëtorët e klubit, ekonomët, administrata?Sigurisht që do të paguhen në Prishtinë të gjithë ata që punojnë dhe kanë kontrata pune dhe ne normalisht si klub do t’i realizojmë obligimet që i kemi. /Insporti.com/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratti jep një lajm të keq për tifozët e Interit dhe del kundër ndryshimit të bujshëm

Massimo Moratti ka dhënë një intervistë për Tuttosport, në të cilën ka folur për të tashmen dhe të ardhmen e Inter-it. Në lidhje me fitoren...

Një portier francez në prova te Ballkani

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe...

Klopp mahnitet nga Alisson, lavdëron edhe Shaqirin

Jurgen Klopp ka lavdëruar cilësitë e portierit të Liverpool, Alisson. Ai ka folur edhe për vlerën që ka Xherdan Shaqiri gjatë mbrojtjes së titullit...

Torino zyrtarizon trajnerin e ri, emëron një mjeshtër mbijetese

Davide Nicola është trajneri i ri i Torinos, i cili zëvendëson të shkarkuarin Marco Giampaolo. Gjithçka është zyrtare dhe për Nicola do...

Recent Comments