No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR ANCELOTTI TREGON SI PO E KALON KOHËN NË KARANTINË

ANCELOTTI TREGON SI PO E KALON KOHËN NË KARANTINË

Fushat e stërvitjes së Evertonit janë mbyllur prej më shumë se një muaji. Problem nuk është vetëm pamundësia për t’u stërvitur siç duhet, por edhe mbyllja në shtëpi. Trajneri i “Toffees”, Carlo Ancelotti, ka treguar për faqen zyrtare të klubit se si po shkon karantina.

“Marr biçikletën dhe shkoj për shëtitje në plazh, sigurisht duke respektuar distancimin shoqëror. Këtu jemi me fat, sepse në Itali nuk është e mundur. Si e kaloj kohën në shtëpi? Gjatë ditës që dua të gatuaj, është një nga pasionet e mia. Në mbrëmje shikoj seriale televizive. Nuk është një kohë e mirë në botë, në Angli, në Itali dhe në Europë, për shkak të kësaj pandemie, por nga ana tjetër, fakti që ne kemi mundësinë të ecim dhe të ngasim një biçikletën është i rëndësishëm për ne. Jam në kontakte me shumë njerëz në Itali, ata janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi”.

Ndërsa vazhdon të studiojë videot e ndeshjeve dhe të mbajë kontakte të ngushta me stafin e tij, Ancelotti ka kohën e mjaftueshme për t’iu kushtuar pasionit të tij të madh, gatimit.

“Pjata ime më e mirë? Makaronat. Mund të gatuaj makarona bolonjeze, me kërpudha apo karbonara. Mendoj se jam i mirë në gatim.”/SS/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Zidane: Nuk mund të fitosh gjithmonë

Zinedine Zidane tha se mospërballja në finale të Superkupës së Spanjës me Barcelona nuk ishte një dështim për të tijtë, pasi ata u mundën...

Drejtuesi i Trepçës’89 konfirmon largimin e tre futbollistëve

Sikurse skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në futboll, edhe Trepça ’89 i ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Ekipi mitrovicas po stërvitet...

Recent Comments