No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR MARADONA NUK PAJTOHET ME ZVOGËLIMIN E PAGAVE TË FUTBOLLISTËVE

MARADONA NUK PAJTOHET ME ZVOGËLIMIN E PAGAVE TË FUTBOLLISTËVE

Diego Armando Maradona, trajneri aktual i Gimnasia La Plata në Argjentinë, reagoi rreth çështjes së shkurtimit të pagave të lojtarëve për të përballuar krizën ekonomike që rrjedh nga urgjenca e Koronavirusit. El Pibe de Oro theksoi se ishte i gatshëm të pranonte të paguhej më pak për të kursyer dhe ndihmuar klubin në këtë kohë krize, por nuk duhet të preken pagat e futbollistëve dhe të punonjësve të ekipit.

“Shumë njerëz kanë nevojë për këtë pagë për të jetuar. Shkurtoni pagën time, jo të futbollistëve.”

Kampioni i botës me Argjentinën në vititn 1986, duke folur për të ardhmen e tij, theksoi edhe një herë dëshirën për të vijuar trajner i kësaj skuadre.

“Shpresoj të qëndroj në Gimnasia, e dua shumë këtë ekip. Kam një marrëdhënie të jashtëzakonshme me njerëzit, me presidentin, me të gjithë. Ideja ime është që të vazhdoj me të gjithë stafin teknik dhe gjithashtu të mbajmë përforcimet që arritën gjatë dritares së fundit të merkatos, ata e bënë ekipin më të fortë.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali kthehet te fitorja, një super Benzema nderon Zidane

Real Madridi u rikthye te fitorja në transfertë kundër Alavesit për 4-1. Ekipi madrilen u rikthye te fitorja pas shumë problemeve dhe eliminimit nga...

Shpërthen Koeman: Nëse nuk ju pëlqen, ndërroni trajner

Barcelona, pasi ka humbur Superkupën e Spanjës dhe ka rrezikuar shumë në Kupën e Spanjës, kthehet të përqendrohet në kampionat. Nuk është kurrë një moment...

Ibrahimovic: Sot na kanë munguar shumë gjëra

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milan-it, ka dhënë një intervistë për Sky pas humbje me Atalanta-n. “Sot kanë munguar shumë gjëra. Tani është e rëndësishme të...

Pioli shpjegon çfarë ndodhi kundër Atalantas dhe përgatitet për një natë pa gjumë

“Besoj se është e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim. Atalanta e ka merituar fitoren. Ne e nisëm shumë mirë, është për...

Recent Comments