Në mesin e klubeve që kanë shprehur falënderim të veçantë për FFK-në, përkatësisht për kreun e saj Agim Ademi rreth mbështetjes financiare të klubeve, gjyqtarëve dhe delegatëve me pakon emergjente është edhe klubi i Ligës së Parë, Dardana.
Postimi i KF Dardana në Facebook
FALENDERIM!
Kryesia e Klubit të futbollit dhe të gjithë sportëdashësit e KF DARADANA nga Kamenica shpreh falenderim të veqantë për Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës z.Agim Ademi dhe institucionit që ai e udhëheq për ndihmen e ofruar klubeve në këtë kohë të vështirë pandemie nëper të cilën po kalon populli i Kosovës e në veqanti komuniteti i sportit.
Çmojmë lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e tij që edhe tash sikur çdo herë tjetër ka qenë pranë lojtarëve dhe klubeve.
Ju jemi mirënjohës!
Përzemërsisht;
Kryesia e KF DARDANA.