Njëri nga personat e shumtë që kontribuan në pavarësimin e futbollit të Kosovës para luftës ishte edhe Skënder Selmani.
Ai ishte anëtar i kryesisë së FFK’së në vitet e 90ta, duke mbajtur edhe pozitën e kryetarit të Këshillit të Garave, shkruan Olle.
Pas luftës, Selmani u bë opozitë e FFK’së duke e kritikuar menaxhmentin e kësaj të fundit, në tentim për të përmirësuar gjendjen e futbollit kosovar.
Por, puna e tanishme në Federatën e Futbollit të Kosovës e ka kënaqur nivelin e lartë të pritjeve të ish-futbollistit mitrovicas.
“Po më vjen mirë që kritikat kanë ndikuar në vetëdijesimin e disa personave në FFK. Pra e kuptuan që FFK nuk është organ komandues i futbollit, por është organ ekzekutues i futbollit”, shkroi në rrjetin social Facebook.