No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA COMAN: VUAJTA NGA LËNDIMET E NJËPASNJËSHME

COMAN: VUAJTA NGA LËNDIMET E NJËPASNJËSHME

Kingsley Coman është një lojtar i talentuar, por dëmtimet e shpeshta ia kanë nxirë jetën lojtarit të Bayern Munchen. 23-vjeçari ka vuajtur shumë, por situata e vështirë e ka forcuar dhe pjekur. Në një prononcim për Eurosport, lojtari i shpejtë i krahut të majtë të sulmit, flet rreth dëmtimeve të tij të rënda dhe kalvarit të tij.

“Kam pasur një lëndimë në këmbë për gjashtë javë radhazi dhe riaftësimi ka qenë shumë i vështirë, kështu që nisa t’i bëja pyetje vetes. Nëse dëmtimet do të kishin një distancë prej 1 apo 2 vitesh nga njëri-tjetri, nuk do të kishte ndodhur asgjë, por u dëmtova në të njëjtën kavilje tre herë gjatë një sezoni. Nuk e mora si një dobësi personale, por në kokën time shfaqeshin një mori mendimesh.

Nuk jam plakur ende, por e di çfarë do të thotë të luash çdo tre ditë. Nuk mund të vrapoj gjatë gjithë kohës për 10 ndeshje radhazi. Jam pjekur tashmë dhe e di që duhet të menaxhoj gjendjen fizike. Gjithsesi, rëndësi ka që gjendem në një klub që beson ende tek unë“, thekson Coman. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Turqi, të gjithë të çmendur për Ozil: fluturimi i tij ka qenë më i ndjekuri i të gjithë kohërave

Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës tek Arsenal dhe  shumë shpejt do të luajë për Fenerbahce, skuadra e zemrës së tij pavarësisht se...

Ibrahim Kelmendi akuzon Remzi Ejupin se u zhvati 2.5 milionë

Ibrahim Kelmendi ka dhënë detaje të reja nga konflikti mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit se a i mori para për ta bërë këngën...

Flick komenton “kalimin” e Alaba te Real Madridi

Hansi Flick pranon se David Alaba duket se do të largohet nga Bayern Munich, ndërkohë që “Marca” zbuloi dje marrëveshjen e tij...

Pochettino: Isha shumë pranë transferimit të Messit

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ishte afër huazimit të Lionel Messit tek Espanyol, ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin argjentinasin...

Recent Comments