No menu items!
Ballina SUPERLIGA BORDI I FC FERIZAJ I PAKËNAQUR ME PAKON E FFK-SË, TIFOZËT REAGOJNË...

BORDI I FC FERIZAJ I PAKËNAQUR ME PAKON E FFK-SË, TIFOZËT REAGOJNË ASHPËR NDAJ DREJTUESVE TË KLUBIT

Bordi udhëheqës i FC Ferizajt ka reaguar ndaj pakos emergjente që e ka ndarë FFK-ja për klubet, ku anëtaret e Ipko Superligës ku bënë pjesë edhe klubi ferizajas kanë përfituar nga 350 euro për secilin lojtar. Megjithatë, për udhëheqësit e këtij klubi të cilët janë zhytur në krizë të madhe financiare si pasojë e keqmenaxhimit kjo ndihmë po del të jetë e vogël. “Ne kërkojmë nga FFK-ja duke u nisur edhe nga gjendja që është shkaktuar nga pandemia e virusit Covid 19, të rrisë transparencën financiare dhe të bëjë të ditur të paktën në këtë kohë për të gjitha klubet dhe opinionin të hyrat që merren nga organizatat e futbollit. Për cka dedikohen këto mjete nga këto organizata dhe si janë duke u shfrytëzuar nga FFK-ja. Ne konsiderojmë që gjendja në të cilën ndodhemi është sfidë për të gjithë, të cilën duhet ta kalojmë s’bashku me një transparencë dhe mirëkuptim të përbashkët. Asnjë federatë nuk mund të ekzistoj as të jetë subjekt ndërkombëtarë (pjesë e organizatave ndërkombëtare të futbollit), pa anëtarët e saj, e që janë klubet e futbollit që përbëjnë këtë federatë. Prandaj nëse federata ekziston për këto klube duhet të jep llogari përmes transparencës dhe të mbyll të gjitha spekulimet e mundshme”, thuhet në reagimin e Bordit udhëheqës të FC “Ferizajt”. Megjithatë, ky reagim i klubit ka ngjallur pakënaqësi të madhe tek tifozët ferizajas, të cilët nëpërmjet komenteve e kanë shprehur indinjatën e tyre me mënyrën se si po drejtohet klubi, ku si pasojë futbollistët nuk janë paguar me muaj të tërë. “Qysh paski reagu ju edhe unë pe qeli ni klub mem financu federata. Po jepni borxhet lojtarve mos ju hini n hak e leni filmat”, ka komentuar një tifoz. Derisa një tifozë tjetër ka shkruar: “Normal që reagojn se 300 euro sun i vjedhin kryesia duhet mu kan shuma e kendshme qe mi vjedh se 300 e sun i vjedhin se e din sa o shuma e ndar”. Në komentet e shumta kryqëzohet kryesia e këtij klubi për borxhin prej katër pagave për lojtarët dhe për reagimin e kot që kanë dërguar në adresë të gabuar. Ferizaj si pasojë e organizimit të dobët në këtë edicion është në fundin e renditjes me shpresa të vogla për mbijetesë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Morata: Ronaldon e njoh shumë mirë, Lukakut i kërkoj bluzën pas ndeshjes

Në maj të 2015-ës Alvaro Morata vendoste fatin e ndeshjes Inter-Juventus në “San Siro” dhe më pas festonte me një palë syze...

Recent Comments