No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A BISEDA INTERESANTE E DYBALAS ME DEL PIERON

BISEDA INTERESANTE E DYBALAS ME DEL PIERON

Numri 10 i Alex Del Piero nuk u hoq nga qarkullimi dhe tanimë atë e mban Paolo Dybala. Sulmuesi italian, një ditë më parë madje ka pasur një bisedë me argjentinasin, “live” në Instagram. Shumë tema diskutimi mes dy lojtarëve që tifozët e Juventusit i adhurojnë.

Dybala zbulon edhe çfarë i kishte ndodhur vite më parë, kur kishte dështuar të blinte në ankand një fanellë të Del Piero të sezonit 2010/11. Në fund e humbi për vetëm 10 euro. “I thashë vetes se duhet ta kisha atë fanellë.

Hyra në webin ku shitej fanella me llogarinë e të dashurës time, kështu që njerëzit nuk e dinin se isha unë. Nuk e mbaj mend shumën, por e ofrova një të tillë për fanellën. Aty nuk tregohej cila ishte shifra më e lartë. E vendosa dhe shifra ime ishte më e larta.

Kishin mbetur edhe tre ditë. Prita e prita. Nëse dikush vendoste një ofertë më të lartë, të vinte një email. Kishin mbetur edhe pesë orë dhe unë po prisja. Isha gati të festoja, por në sekondën e fundit hyri një përdorues tjetër dhe unë e humba bluzën për 10 euro.

Kur doja të bëja kundër-ofertën, nuk kisha më kohë. U zemërova shumë. Ishte diçka e jashtëzakonshme”, i tregoi Dybala ish-sulmuesit të Juventus, Alex Del Piero, i cili tani po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fluturon shpesh drejt Italisë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Leeds befason City-n, por humb lojtarin pas ndërhyrjes “horror” (Video)

Pjesa e parë e Manchester City-Leeds, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Premier League, është mbyllur me një gol dhe një karton...

Koincidenca e frikshme, Laporta rigjen “El Classico” pas plot 11 vitesh

Nuk është për t’u habitur që Joan Laporta dëshiron ta fitojë përsëri “El Clasico”, ta nisë aty ku e la. Nuk do të jetë...

Real Madridi përgatit planin e detajuar, gati “sulmi” për Mbappe

Real Madridi do të bëjë gjithçka në merkaton e kësaj vere për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappé. Ylli francez preferohet më shumë se...

I dërrmuar nga humbja e nënës, Torreira i lutet Arsenalit: Lejomë të kthehem pranë familjes

Pak më shumë se një javë më parë, Torreira tha mjaft, të paktën përkohësisht me Europën. Ish-mesfushori i Sampdoria nuk ka ndërmend të vazhdojë...

Recent Comments