No menu items!
Ballina SPORTE TJERA SHTYHET EDHE EUROBASKETI 2021

SHTYHET EDHE EUROBASKETI 2021

Kampionati Evropian i Basketbollit EuroBasket 2021 është shtyrë për në vitin 2022 në kuadër të ndryshimeve të kalendarit sportiv si pasojë e koronavirusit COVID-19,  ka njoftuar  FIBA.

Pas një mbledhjeje të komitetit ekzekutiv të organit drejtues të basketbollit botëror përmes videokonferencës, FIBA njoftoi orarin e ri, duke thënë se turneu i madh evropian do të mbahet midis 1 dhe 18 shtatorit të vitit 2022.

Shtyrja e Lojërave Olimpike 2020 në Tokio në vitin 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit ka krijuar një efekt domino në kalendarin sportiv të vitit të ardhshëm, pasi viti 2021 do të ketë turne për Kualifikim  Olimpik të FIBA-s  si dhe Lojërat Olimpike në Tokio

Sipas FIBA-s, EuroBasketi për Femra do të mbahet më 17-27 qershor 2021. Në njoftim thuhet se Kampionati Botëror i Basketbollit 2023 do të mbahet ashtu siç ishte planifikuar.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Drita fiton bindshëm ndaj Llapit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore me rezultat bindës të dielën në stadiumin “Zahir Pajazit” në Podujevë, ndaj Llapit 4:2.

Recent Comments