No menu items!
Ballina Opinione PAKO E FFK-SË, MË E MIRA DERI MË TASH NË RAJON

PAKO E FFK-SË, MË E MIRA DERI MË TASH NË RAJON

Shkruan
Ardian LLUMNICA

Kjo pandemi që e ka atakuar globin natyrisht që e ka goditur edhe sportin në përgjithësi e futbollin në veçanti.

Duhet ta kuptojmë një fakt që jemi në situatë që asnjëherë më parë nuk ka qenë futbolli dhe si të tillë duhet ta menaxhojmë ashtu siç mundemi dhe me aq sa mundemi.

Shteti tashmë ia ka zgjatur dorën sportit, natyrisht me aq sa ka mundësi. Ditë më parë Qeveria e Kosovës e ka ndarë pakon e saj emergjente për ndihmë në sport, duke ia dedikuar 5 milionë euro Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport.

Edhe komunat po ashtu po e bëjnë një gjë të tillë, për shembull sot Komuna e Prishtinës ndau 100 mijë euro për klubet e kryeqytetit.

Klubet duhet ta shikojnë edhe mundësinë që të përfitojnë nga pako tjetër financiare që shteti e ka ndarë për ndihmë të bizneseve.

Duke e parë se alokimi i mjeteve nga ministria ka procedurë që merr kohë Federata e Futbollit e Kosovës sot bëri hapin e saj fillestar për ndihmë klubeve.

Natyrisht që kjo nuk është e mjaftueshme por gjithsesi duhet të jetë e mirëseardhur për çdo klub në këtë kohë krize.

Madje duke i analizuar lëvizjet në Rajon kjo del të jetë pako më e mira deri më tani që një Federatë e ka bërë, por gjithsesi Federata duhet të bëjë edhe përpjekje tjera dhe ta shfrytëzojë çdo mundësi eventuale që t’ju dalë në ndihmë prapë klubeve.

Zërat që një klub i Superligës do të duhej të ndihmohej me 150 mijë euro janë të cektë.

Federata jonë nuk është aq e madhe që të ketë mjete “pa-limit” dhe t’i plotësojë apetitet e secilit nga ne. Madje i cekët është edhe “këshillimi” që mjetet e parapara për investime të shndërrohen në ndihma sepse këto kanë një procedura të dislokimit.

Futbolli në këtë fazë ka nevojë për unitet dhe nuk ka nevojë për zëra të tillë që çojnë selame për t’i arritur agjendat dhe apetitet e tyre personale e individuale .

Urojmë që në javët e para të muajit maj t’i kthehemi fushave të blerta që kësaj radhe janë më të blerta se kurrë dhe ta mbyllim në mënyrën sa më të mirë të mundshme këtë kampionat.

(Autori është trajner dhe analist televiziv i futbollit)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosovë – Lituani, miqësorja e marsit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, njofton FFK. Marrëveshja...

Spektakël në Bergamo: Shënojnë Gjimshti dhe Muriqi, kualifikohet Atalanta

Atalanta dhe Lazio zhvilluan një ndeshje shumë të bukur mes tyre, por në fund festuan zikaltrit pas fitores 3-2, rezultat që kualifikon...

Neymar nuk e fsheh: Kjo është ëndrra ime

Fansat bëjnë pyetje dhe Neymar përgjigjet. O’Ney i ka lënë takim të gjithëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve me formatin “e vërtetë apo gënjeshtër”. Nga pohimet...

Odegaard prezantohet në fanellën e Arsenalit

Martin Odegaard është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një postimi në “Twitter”. “Është...

Recent Comments