No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Neuer i kërkon Bayernit kontratë 5-vjeçare

Neuer i kërkon Bayernit kontratë 5-vjeçare

Rinovimi me Manuel Neuer vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur te Bayern Munchen. Kapitenit i përfundon kontrata në vitin e ardhshëm dhe akordi i rinovimit nuk po arrihet. Portieri pret një kontratë 5-vjeçare, por drejtuesit e klubit bavarez e cilësojnë të tepërt, duke llogaritur moshën 34-vjeçare të lojtarit.

Bild raporton se Neuer ka shtuar një tjetër kërkesë. Ai përfiton 15 milion euro në sezon, por dëshiron një rritje rrogë. Portieri i njohur kërkon 20 milion euro rrogë sezonale në kontratën e re dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer krerëve të lartë të Bayernit.

Kampionët e Gjermanisë kanë investuar te Alexander Nubel, i cili do të vijë në Mynih në verë, veprim që nuk është pritur aspak mirë nga Neuer. Situata e krijuar nuk e përjashton një largim të tij në fund të këtij sezoni, teksa Chelsea është klubi më i interesuar për shërbimet e portierit të kombëtares gjermane.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barça deklason Prishtinën në pjesën e parë

Barcelona e ka fituar me rezultat 5-1  pjesën e parë kundër Prishtinës në futsall. Minutat e parë Prishtina arriti që të mbrohet...

Zvicra po bën presion të madh për Andi Zeqirin, zbulohet kur mund t’i bashkohet përfundimisht Kosovës

Sulmuesi kosovar i Brightonit, Andi Zeqiri po vazhdon të jetë prej çështjeve më të përfolura nga mediet kosovare dhe ato zvicrane.Ai vazhdimisht ka qenë...

MARCA shkruan për Prishtinën; Para se të vinin në Spanjë vizituan heronjtë e tyre

Sot skuadra e Prishtinës në futsall do të luaj një super ndeshje ndaj FC Barcelonës. Klubi kosovar ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e rëndësishme...

Veton Tusha prezantohet te skuadra turke Denizlispor

Futbollisti i ri kaçanikas, Veton Tusha, është prezantuar sot te skuadra turke, Denizlispor. 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 3 vjet e gjysmë me klubin...

Recent Comments