No menu items!
Ballina Opinione COVID-19, ARSYETIMI I KLUBEVE PËR BORXHIN NDAJ FUTBOLLISTËVE!

COVID-19, ARSYETIMI I KLUBEVE PËR BORXHIN NDAJ FUTBOLLISTËVE!

Shkruan:
Valon Konushevci

Ideja e “Fair Play”-t financiar në futboll është që klubet të mos shpenzojnë më shumë sesa që kanë të hyra.

Kjo nuk është marrë parasysh nga klubet e futbollit në Kosovë, të cilat shume shpejt mund të lodhen nga “gara” se kush po shpenzon më shumë, e që te ne më shumë shihet si “garë e mendjemadhësisë apo inatit” në një komunitet të vogël ku secili e njeh secilin.

Tash kemi ardhur në një pikë kur rrogat e mëdha që u janë premtuar futbollistëve nuk po mund të kryhen. Në Superligën e Kosovës, ku thuhet se ka rroga edhe nga 7-8 mijë euro, një klub nuk paska dhënë rroga që katër muaj, tjetri që tri, tjetri që dy, dhe ka shumë klube tjera me vështirësi.

Tash kanë filluar të arsyetohen me COVID-19. Sigurisht që kjo pandemi ka shkaktuar krizë ekonomike në vend e natyrisht se mund të ndikojë edhe në futboll, ku donatorët vijnë nga sektori privat ekonomik. Por kjo situatë është që dy javë, e jo që dy muaj, tre apo katër, sa ka borxhe.

Gjithsesi, bashkërisht duhet të bëhet e pamundura për t’i shpëtuar krizës reale nga COVID-19. Por pas kësaj pandemie klubet duhet të përpilojnë plane më afatgjate sepse rrogat katërshifrore në një të ardhme të afërt mund të bien në paga treshifrore. Mendjemadhësinë prapa, planet afatgjate përpara, ju lutem!
(Autori është gazetar i sportit në Gazeta Express)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Rashkaj e pranon se karrierës së tij te Kosova po i vjen fundi

Transferimi në kategorinë e dytë të Suedisë pritet të zvogëlojë gjasat që Anel Rashkaj të marrë ftesë tjetër nga Përfaqësuesja e Kosovës...

Vedat Muriqi ‘hero’, e dërgon Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Malisheva i vë zjarrin merkatos në futbollin kosovar

Skuadra pretendente për inkuadrim në Superligë sapo ka zyrtarizuar shtatë super përforcime, shkruan Olle. Lajmi për Viktor Kukën që...

Rashkaj bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj ka nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri. Rashkaj do të...

Recent Comments