Skuadrat e Superligës kanë përfituar nga 350 euro, kurse ato të Ligës së Parë nga 200 euro nga pakoja emergjente të cilën e ka shpërndarë FFK-ja sot.
Fitues të mjeteve financiare janë edhe skuadrat e kategorive të tjera, si dhe gjyqtarët e delegatët e futbollit kosovar.
Për këtë ndihmë, kryetari i KEK-ut, Besnik Mjeku ka falënderuar FFK-në dhe presidentin Ademi.
“Në emër timin personal dhe në emër të klubit dua ta falënderoj Agim Ademin dhe FFK-në për pakon e dhënë për 30 personat në klub. Në këtë krizë që po kalon futbolli i Kosovës është për t’u lavdëruar Federata e Kosovës që na rri sa do pak pranë. Urojmë të kalojmë këtë fazë dhe t’i kthehemi futbollit sa më parë”, tha Mjeku për Olle.