No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Infantino: Jemi të gatshëm t'i ndihmojmë klubet

Infantino: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë klubet

Shumë kampionate janë ndalur për shkak të pandemisë globale të Covid-9, ndërsa disa liga europiane po përgatiten për të rifilluar sërish muajin e ardhshëm, por presidenti I FIFA-s, Gianni Infantino deklaroi se asnjë kompeticion nuk do të rifillojë, pa pasur garanci 100% për shëndetin e lojtarëve.

“Sigurisht që të gjithë duam të rikthehet futbolli, por mbi të gjitha është siguria e jetëve njerëzore. Asnjë kompeticion dhe asnjë ndeshje nuk është më e rëndësishme se jeta e një personi të vetëm, ndaj do të rifillojmë vetëm kur të jemi 100% të sigurt për shëndetin e lojtarëve. Nëse do të duhet të presim akoma, do ta bëjmë pa hezitim”, tha Infantino.

Ndërprerja e futbollit pritet t’u shkaktojë humbje të mëdha klubeve të futbollit në mbarë botën, por Infantino jep garanci se institucioni që ai drejton, do t’u vijë në ndihmë të gjithëve, nëpërmjet programeve të veçanta.

“Po punojmë për të mbështetur të gjithë klubet që ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë, pasi dihen pasojat që ka shkaktuar. Po studiojmë mundësinë si mund tët ndërhyjmë dhe t’i ndihmojmë klubet në mënyrën më efektive të mundshme dhe do ta bëjmë diçka të tillë shumë shpejt”, tha numri një i qeverisë së futbollit në botë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

U hodh shorti për Kupën e Kosovës në futsall

Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin...

Disiplinori fton klubet borxhli në takim me lojtarët

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Met Çeku – kryetar dhe Dukagjin Zefi, Luan Salihu, Avni Shala dhe Bekim Behrami...

Munishi: Shumë njerëz investuan që unë të largohem nga Ballkani

Trajneri i spikatur kosovar, Ismet Munishi ka folur për shkarkimin e tij nga klubi portokallezi nga Suhareka. “Shkarkimi im nga Ballkani? Shumë...

Huar Morina: E dinim fuqinë e Barçës, ishte ndeshje historike për gjithë Kosovën!

Trajneri i Prishtinës, Huar Morina ka folur në konferencë për media pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Recent Comments