No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR E bujshme, shqiptari bëhet drejtor i klubit më të njohur zviceran

E bujshme, shqiptari bëhet drejtor i klubit më të njohur zviceran

Shqiprim Berisha është “njeriu i fortë” i ri te klubi që mbanë rekordin për tituj të kampionit në Zvicër.

Kështu ka shkruar të premten mbrëma gazeta e madhe zvicerane “Blick” që ka prezantuar drejtorin e ri menaxhues të klubit të futbollit, Grasshoppers.

“Blick” ka treguar se Shqiprim “Jimmy” Berisha është 38-vjeçar me profesion laborant i kimisë. Ai po ashtu ka punuar si konsulent në biznesin e futbollit për kohë të gjatë. Berisha ka vënë kontaktet në mes të Grasshoppersit dhe pronares së re të klubit, Jenny Wang. Berisha nga afër ka monitoruar negociatat, ka shkruar Blick. Ekipi i gazetës e ka takuar Berishën në stadiumin Letzigrund.

Berisha është pyetur se si e ka siguruar këtë pozitë të punës.

“Së bashku me Samuel Haas, që tani është sekretar gjeneral në Grasshoppers, kemi krijuar kontakt me investitorët për kohë të gjatë. Ne kemi bërë kontaktin në mes të Grasshoppersit dhe Jenny Wangut. Në fund pronarja e ri e klubit më ka ofruar këtë pozitë dhe kam pranuar”, ka thënë Berisha.

Ai është i gatshëm të drejtojë klubin me historinë më të pasur në Zvicër.

“Jam krenar që kam qenë vendimtar për të ndihmuar klubin që të shikojë për të ardhmen e ndritur me pronaren e re. Po ashtu jam krenar që punoj në Grasshoppers. Por jam i vetëdijshëm se na presin shumë punë”.

“Blick” ka treguar se Berisha është i afërt me Jorge Mendes, këshilltarin e Ronaldos. Ai e ka prezantuar me kinezët. Berisha është pyetur për mundësinë që Ronaldo të përfundoi karrierën te Grasshoppersi. Ka thënë se një mundësi e tillë nuk është e madhe, por se asnjëherë nuk duhet të thuhet asnjëherë.

Synimet e Berishës me Grasshoppersin janë shumë të mëdha.

“Ne duam të ndërtojmë në kohërat e vjetra të suksesshme. Në vitin 2003 për shembull, kur Grasshoppersi ishte për herë të fundit kampion. Të gjithë tifozët e Grasshoppersit në Zvicër, e që janë shumë, duhet të gëzohen sërish, të jenë krenarë me klubin e tyre dhe të vijnë në stadium”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se Grasshoppersi ka të ardhme financiare të sigurt. Ky ka qenë problemi më i madh që e ka munduar klubin në vitet e fundit. Berisha ka thënë se synim i Grasshoppersit është që sërish të fitoj tituj të kampionit.

Grasshoppersi ka 27 tituj të Zvicrës, që është rekord. Aktualisht garon në kategorinë e dytë.

Pronarja e re e Grasshoppersit, Jenny Wang është gruaja e pronarit të Wolvesit anglez, Guo Guangchang.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Zhegrova i papërmbajtshëm, shënon dy gola për Baselin

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pasur sonte një paraqitje spektakolare në fanellën e Baselit duke i shënuar dy gola.

Chelsea shënon me mbrojtësin rekordmen, Dortmund ndëshkohet nga Stuttgart (VIDEO)

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-3 ndaj Crystal Palace, duke konfirmuar formën perfekte. Pas dy golave të shpejtë të Havertz dhe...

PSG mposht Strasbourg me lehtësi, gol dhe asist për Mbappe (Video)

PSG ka mundur 4-1 Strasbourg në javën e 32-të të Ligue 1. Protagonisti i sfidës së luajtur në Stade de la Meinau ka qenë Kylian...

Recent Comments