No menu items!
Ballina Opinione COVID-19 DHE FUTBOLLI

COVID-19 DHE FUTBOLLI

Shkruan:
Blerim VULA

Futbollistët, klubet dhe vetë Federata e Futbollit e Kosovës janë në hall të madh me situatën e krijuar nga virusi korona, siç janë, tek e fundit, edhe gjithë kolegët e tyre nëpër Botë. Po bëhet një muaj që nga ndërprerja e garave në futbollin kosovar, dhe, aktualisht, askush nuk e ka të qartë se si do të zgjidhet situata që mbretëron tash. As që mund të jetë ndryshe, pasi askush nuk mund të thotë, as përafërsisht, se kur mund të përfundoi kjo gjendje. Në situatë të tillë, është më shumë se e paqartë se çdo të bëhet me kampionatin e ndërprerë?! Për momentin, kujtoi se para FFK-s, janë tri variante – që të pritet që situata të përmirësohet dhe pastaj të vazhdojnë garat, që kampionati 2019-2020 të anulohet ose që ai të shpallet i përfunduar me ndeshjet e zhvilluara deri më tash.

Secila nga variantet i ka përparësitë dhe problemet e veta. Varianti i parë do të ishte më i drejti sa i përket anës sportive por është vështirë i realizueshëm, meqenëse, siç thamë, është tejet e vështirë të parashikohet kur mund të krijohen kushtet që kjo të bëhet, aq më parë kur, pas kësaj ndërprerjeje, futbollistëve do tu duheshin edhe 3-4 javë përgatitje për vazhdimin e garave. Nëse kampionati aktual nuk përfundon, më së largu deri me 1 apo 5 korrik, do të rrezikonte edhe rrjedhën e kampionatit të ardhshëm. Varianti i dytë do të krijonte paqartësi se kush do ta prezanton Kosovën në edicionin e ardhshëm të kupave Evropiane ndërsa varianti i tretë do të reflektonte në pakënaqësinë e shumë klubeve që nuk do të arrijnë të realizojnë synimet e veta. Mirëpo, një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Në këtë situatë kur po pësojnë shëndeti dhe jetët e njerëzve, kur rëndë po pëson ekonomia, arsimi, kultura dhe çdo veprimtari tjetër, as sporti, pra futbolli, nuk mund të jetë i kursyer nga pasojat!

Për ata që janë më të rinj, apo që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të kaluarën e futbollit kosovar, duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që ai gjendet në këso situate. Që nga viti 1945 prej kur organizohet kampionati i Kosovës në futboll, ai është ndërprerë edhe 4 herë të tjera. Kampionatet 1980-1981 dhe ai 1988-1989, për shkak të demonstratave gjithë popullore të shqiptarëve, me dekret nga pushteti i atëhershëm janë ndërpre që në fillim të stinorit pranveror (siç është rasti edhe tash), e, meqenëse kampioni duhej të kalonte në rang më të lartë (në Ligën e dytë federative të ish Jugosllavisë), kampion janë shpallur skuadrat që në momentin e ndërprerjes kanë qenë në krye të renditjes tabelore – Liria e Prizrenit, përkatësisht Buduqnosti i Pejës. Në ato kampionate, nga Liga nuk është larguar asnjë skuadër. Kampionati 1971-1972 ishte ndërprerë (po ashtu në fillim të stinorit pranveror) për shkak të paraqitjes se epidemisë “Variola-Vera”. Meqenëse rreziku nga kjo epidemi kishte kaluar relativisht shpejt (pas rreth një muaji e gjysmë), garat ishin vazhduar dhe me ritëm të përshpejtuar, ishin përfunduar. Dhe, rasti i katërtë ka ndodh në kampionatin 1997-1998. Meqenëse në pranverën e vitit 1998, lufta çlirimtare ishte shtrirë thuajse në tërë Kosovën, stinori pranveror i këtij edicioni nuk filloi fare, në ndërkohë që në fund të stinorit vjeshtor renditjen tabelore e kryesonin, me pikë të barabarta – Vëllaznimi, Besiana dhe Besa. Ai kampionat është anuluar tërësisht dhe ai edicion nuk ka dhënë kampion. Të përkujtojmë se kampionati vijues (1998-1999), sërish për shkak të luftës çlirimtare, nuk pati filluar fare. Pra, kështu ka qenë në të kaluarën. A mundet zyrtarëve të FFK-s t’iu ndihmoi diçka përvoja nga e kaluara, do të dëshmohet shumë shpejt.

(Autori është doajen i gazetarisë. Një kohë ishte edhe sekretar i përgjithshëm i FFK-së dhe zyrtar në KF “Vëllaznimi”)

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Interi nuk e shfrytëzon gabimin e Milanit

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertë ndaj Udineses. Ekipi zikaltër nuk e shfrytëzoi si duhet humbjen e Milanit...

Atalanta kthen me këmbë në tokë Milan-in, fiton bindshëm në San Siro

Atalanta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në San Siro kundër Milan-it. Kryesuesit e Serisë A janë mposhtur 3-0 në shtëpi, por kanë arritur...

Peja pëson humbje nga Ponte Prizreni

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23), në kuadër të javës së 17-të në Superligën...

Presidenti i FFK-së: Shpresoj që së shpejti të kthehen tifozët, janë hijeshia e kampionatit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Prishtina për suksesin e arrirur sot në ndeshjen e Superkupës, por njëherësh ka përgëzuar edhe futbollistët...

Recent Comments