No menu items!
Ballina SPORTE TJERA BERISHA: ANULIMI I KAMPIONATIT VENDIM I DREJTË

BERISHA: ANULIMI I KAMPIONATIT VENDIM I DREJTË

Federata e Basketbollit e Kosovës mori vendim ditë më parë për përfundimin e këtij edicioni. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar basketbollistët t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre fizike.

Njëri nga ta është edhe basketbollisti pejan Dardana Berisha. Në një prononcim për “AsistiOnline” ai ka thënë që po mundohet ta kalojë këtë periudhë ‘karantimi’ duke u marrë me aktivitete fizike.

“Situatën aktuale jam duke e kaluar në shpi duke e mbrojtur shëndetin tim personal, shëndetin e familjarëve të mi, duke u marrë me aktivitet fizik, dhe duke shpresu që kjo situatë, kjo pandemi të kalojë sa ma shpejtë dhe krejtë njerëzit ti kthehen normalitetit”, deklaroi Berisha.

Më pas ai gjithashtu komentoi edhe vendimin e fundit të FBK-së për ta anuluar këtë edicion të garave.

“Sa i përket vendimit të FBK-së për anulimin e garave ka qenë i drejtë, për shkak se shëndeti i basketbollistave dhe krejt atyre që janë rreth basketbollit është primar, dhe së bashku këtë situatë ta kalojmë sa ma shpejtë dhe të jemi gati për stinorin e ardhshëm”, potencoi reprezentuesi i Kosovës.

Në fund Berisha dha edhe një këshillë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Kisha dashtë me i porosit krejt njerëzve që të qëndrojnë sa me shumë në shtëpi, të kujdesën sa me shumë për shëndetin e tyre, familjarëve dhe me të dashurëve të tyre, në këtë menyrë të tejkalojmë këtë situatë së bashku sa me shpejtë”, përfundoi Berisha.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments