Një ide e re e transferimeve ka lindur ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Cityt. Spanjollët dhe anglezët mund të bashkëpunojnë mes tyre dhe të shkëmbejnë mbrojtësit e krahut të djathtë. Ekipi kampion i Spanjës i ka propozuar Pep Guardiolës që të marrë në Manchester mbrojtësin Nelson Semedo dhe të përcjellë drejt Barcelonës Joao Cancelon. Një ide që i rri përshtat të dy klubeve. Cancelo dhe Semedo nuk kanë përmbushur pritshmëritë dhe “Qytetarët” e katalanasit nuk janë të kënaqur me ta. Futbollistët kanë nevojë të ndryshojnë ambient, prandaj ideja është mirëpritur edhe nga ana e tyre.