No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR UEFA mendon ta ndryshojë formatin e Evropianit

UEFA mendon ta ndryshojë formatin e Evropianit

Kampionati Europian 2020 u shty me një vit për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, pasi UEFA vlerësoi se do të ishte e drejtë t’u lihej hapësirë klubeve që të përfundonin ligat kombëtare dhe ato europiane.

Ky Europian pritej të ishte më i veçanti, pasi ishte planifikuar të luhej në 12 qytete të ndryshme të “kontinentit të vjetër”, duke startuar nga Roma në muajin qershor, por tani gjithçka është shtyrë për plot një vit.

UEFA ka miratuar datat e reja të Europianit, por nuk ka miratuar ende kalendarin e ri dhe stadiumet pritëse, pasi momentalisht është në kontakt me të gjitha palët për të monitoruar situatën me luftën kundër Covid-19.

Sipas mediave angleze, qeveria europiane e futbollit po merr në konsideratë ndryshimin e kalendarit dhe zhvillimin e Europianit në një ose maksimumi dy shtete, ashtu siç është vepruar historikisht me këtë kompeticion.

Shkak është bërë fakti që në shumë vende do të jetë e vështirë të luhet me tifozë para vitit 2021, ndërsa edhe përfshirja e shumë shteteve e qyteteve, do të sillte lëvizje të shumta të njerëzve, çka mund të përbënte rrezik.

Kështu Ceferin, që ka qenë kundër Europianit në shtete të ndryshme (ky model ishte vendosur nga Michel Platini), po negocion me palët për të përzgjedhur vetëm një shtet për organizimin e kompeticionit, me qëllim që të menaxhohet më mirë dhe të ketë më pak problem.

Edhe një zëdhënës i UEFA-s, i kontaktuar për këtë çështje, nuk e mohoi se po merret në konsideratë si opsion, por theksoi se momentalisht nuk ka asnjë vendim zyrtar dhe se nuk do të ketë pa u normalizuar situate nga Covid-19.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Del Piero mahnitet nga ylli i Interit: Ai të masakron edhe në minutën e 95′!

Nga studiot e Sky Sport, Alessandro Del Piero përgëzon Interin për blerjen e Achraf Hakimi duke pasur parasysh performancën e tij me Juventusin dhe...

Drenica vazhdon të përforcohet

Drenica bën merkato sërish në Shqipëri. Pasi mori Donald Rapon nga Laçi, Behar Ramadanin nga Vllaznia dhe Dionis Çikanin...

Puthi stemën e Juventusit, Vidal ka një shpjegim për tifozët e Interit

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ishte në qendër të vëmendjes mbrëmjen e djeshme në derbin e Italisë. Kiliani përveç se shënoi golin...

Revolucion total te Interi, ndryshohet emri dhe logo e klubit!

Në shtëpinë e Interit do të ndodhë një revolucion i pabesueshëm dhe total.Në pritje për t’u kuptuar se cfarë do të ndodhë...

Recent Comments