No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ronaldo e la derën hapur te Reali, e thotë bashkëlojtari

Ronaldo e la derën hapur te Reali, e thotë bashkëlojtari

Qendërmbrojtësi i Lille, Jose Fonte që luan bashkë me yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo në Kombëtaren e Portugalisë ka thënë se ky i fundit mund të rikthehet në Real Madrid.

Ronaldo kaloi nëntë vite në “Santiago Bernabeu” duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje dhe fituar dy herë La Liga-n dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

Ndërsa në verën e vitit 20148 tha se dëshiron një sfidë të re dhe iu bashkua Juventus-it për 100 milionë euro.

Mirëpo, raportimet e Sun në kohën e fundit kanë zbuluar se pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet te “Galaktikët” për vetëm 50 milionë euro.

Fonte beson se ky rikthim mund të ndodh sepse Ronaldo e ka lënë derën hapur.

“E di që e do Madridin, kjo është e sigurt. Është e qartë se e do klubin, është një ndër klubet më të mëdha në botë, nëse jo më i madhi”.

“Ka lënë shumë miq atje dhe gjithmonë e ka lënë derën hapur. Pra, nuk do befasohesha nëse rikthehet te Real Madrid”, deklaroi ai.

Një transferim i tillë ende nuk dihet nëse do ndodh sepse thuhet se Juventus ka përgatitur kontratë të re për 35-vjeçarin.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments